Cafu: Botërori 2026 vjen në momentin perfekt për Brazilin

by Nexhat

Legjenda e futbollit brazilian, Cafu, ka deklaruar se Kupa e Botës është momenti ideal që Brazili të rikthehet te titulli i botës pas njëzet e katër vitesh.

Ish-kapiteni i Brazilit, që kishte fituar Botërorin në vitin 2002, është shprehur optimist se muaj e ardhshëm janë momenti i përkryer për “Seleçao” që të rikthejë lavdinë.

banner

Cafu e ka vlerësuar edhe emërimin e trajnerit Carlo Ancelotti, duke e cilësuar atë si një fitues të madh që mund ta çojë Brazilin drejt suksesit. Ai ka theksuar se skuadra ka cilësi të mëdha në mesfushë dhe sulm, ndërsa trajneri ka punuar për forcimin e mbrojtjes.

“Nëse Brazili nuk pëson gola në një Botëror, është i sigurt se do të shënojë në çdo ndeshje”, është shprehur Cafu.

Ai ka pasur fjalë të mira edhe për sulmuesin Vinícius Junior, duke theksuar se Botërori është mundësia më e mirë për të treguar vlerat dhe për të lënë pas çdo polemikë.

Po ashtu, Cafu ka vlerësuar edhe talentin e ri Endrick, duke thënë se huazimi i tij te Olympique Lyonnais e ka ndihmuar të zhvillohet dhe të fitojë përvojë.

Ai ka shtuar se Brazili ka një brez të ri lojtarësh me potencial të madh dhe se trajneri Ancelotti pritet t’u japë atyre hapësirën e duhur për të shkëlqyer në skenën më të madhe të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy