“Dakordimi për të mos u takuar më”, Abdixhiku thotë se Kurti insistoi që Presidenti t’i takojë VV’së

by Nexhat

Lumir Abdixhiku i LDK-së lajmëroi se nuk pati marrëveshje me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.

Ai ka thënë se Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes.

banner

“Ne ishim në diskutim për presidentin. Unë nuk mund të propozoj për dikë që insiston që presidenti të mbetet i partisë së tij. Me LDK-në, Vetëvendosja nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Konjufcës”, është shprehur Abdixhiku.

Kreu i LDK-së pas takimit që ka zgjatur rreth një orë ka thënë se janë dakorduar që të mos takohen më.

Ai ka thënë se LDK-ja e konsideron të mbyllur për diskutim këtë çështje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy