Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar lart paraqitjet e mbrojtësit të ri Nico O’Reilly, duke theksuar se ai meriton një nga çmimet individuale të sezonit.
City, i cili ka qenë vetëm gjashtë ditë në krye të tabelës gjatë gjithë sezonit, ka mundësinë të marrë vendin e parë nëse mposht Burnley të mërkurën, pas fitores 2-1 ndaj Arsenal në fundjavë.
Në atë ndeshje, O’Reilly ishte vendimtar në disa momente: asistoi golin e parë të Rayan Cherki dhe më pas bëri një depërtim prej 40 metrash, duke i dhënë topin Jeremy Doku, i cili asistoi për golin e fitores së Erling Haaland.
Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit për Cityn, duke udhëhequr repartin defensiv në shumë ndeshje dhe duke fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër.
Pas ndeshjes, Guardiola nuk kurseu lavdërimet.
“Nico O’Reilly e meriton të fitojë çmimin për lojtarin e ri më të mirë në Premier League. Çfarë sezoni ka bërë!”, tha strategu spanjoll

