Kurti: LDK s’ka konsideruar asnjëherë se i takon presidenti, s’mund të ofrojë në negociata diçka që s’është kërkuar

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi përfundoi pa marrëveshje për pozitën e Presidentit.

banner

Kurti tha se LDK-ja asnjëherë nuk e ka kërkuar pozitën e Presidentit, dhe nuk mund të ofrojë ai diçka që nuk i kërkohet.

Kurti tha se LDK ka 15 deputetë dhe e dinë që ajo pozitë nuk i takon.

“Vetë LDK nuk ka konsideruar që asaj i takon pozita  e Presidentit dhe nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Unë nuk mund të ofroj çka nuk kërkohet, Ekzistojnë disa rregulla elementare në bisedime, LDK me 15 deputetë nuk beson që ka të drejtë të kërkojë pozitën e Presidentit”, tha ai.

Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dështimi i të cilit proces çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy