Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke thënë se për ta, kjo është çështje e mbyllur.
Ai u shpreh se PDK-ja nuk ka votë për President, derisa tha se nëse kryeministri Kurti arrin që ta zgjedh me deputetët e tjerë, i uron sukses.
“Mundësia tjetër është që z.Kurti ti jep vendit President, me 98 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nuk janë nga radhët e Partisë Demokratike. Nëse ata arrijnë ta zgjedhin Presidentin, ne vetëm i urojmë sukses”.
“Kjo është temë e mbyllur. Është temë që e ka votuar në mënyrë unanime, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në takimin e sotëm”, tha ai.

