Presidenti, Sherifi i NISMA-s ua sugjeron opozitës një ofertë për Kurtin: Nëse e refuzon, përgjegjësinë e ka VV’ja

by Nexhat

Zyrtari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka dalë me një sugjerim për LDK’në, PDK’në e AAK’në për atë se kë duhet të propozojnë për president, marrë shkas nga ngjarjet e sotme dhe deklarimet për çështjen e presidentit.

Sipas Sherifit, duhet të propozohet një emër nga rezistenca paqësore dhe një nga radhët e UÇK’së, duke ia lënë kështu Kuvendit në dorë për të vendosur pastaj.

banner

“Kjo është oferta më e drejtë dhe më përfaqësuese që mund të bëhet në këtë moment. Nëse VV e refuzon, atëherë nuk ka më dilema: përgjegjësia për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme bie vetëm mbi një adresë—Vetëvendosjen!” ka shkruar Sherifi.

Postimi i plotë:

Përpjekje për të gjetur zgjidhje apo garë për të përcaktuar fajtorin?

Tanimë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka asnjë paqartësi: nëse deri më 28 prill 2026 nuk zgjidhet Kryetari i Kosovës, vendi shkon automatikisht në zgjedhje!

E ashtuquajtura “përpjekje” për zgjidhje mes forcave politike ka dështuar. Dhe le të jemi të sinqertë—ajo nuk ka qenë kurrë përpjekje për zgjidhje, por një garë për të gjetur fajtorin!

Pikërisht për këtë arsye, opozita nuk duhet të bie në këtë kurth!

Kosova është ndërtuar mbi dy shtylla: rezistencën paqësore dhe luftën e UÇK-së. Prandaj, PDK, LDK dhe AAK, si përfaqësuese të këtyre dy shtyllave në Kuvendin e Kosovës, duhet të marrin përgjegjësi dhe të propozojnë dy kandidatë për Kryetar: një nga tradita e rezistencës paqësore dhe një nga radhët e UÇK-së!

Le të vendosë Kuvendi!
Kush i merr votat, le të bëhet Kryetari i ardhshëm!

Kjo është oferta më e drejtë dhe më përfaqësuese që mund të bëhet në këtë moment. Nëse VV e refuzon, atëherë nuk ka më dilema: përgjegjësia për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme bie vetëm mbi një adresë—Vetëvendosjen!

P.S. Ky postim është mendimi im personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e NISMA Socialdemokrate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy