​Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj

by Nexhat

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas një njoftimi zyrtar, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin e ndodhur më 31 janar 2026, në sheshin “Mehë Uka”.

banner

Policia ka publikuar fotografi dhe video-sekuenca të personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj.

Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion relevant të raportohet në numrat 192 ose 0800 19999, si dhe përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy