SUHAREKË/ Ngjarje e rëndë në fshatin Mushtisht : Vdes 48-vjeçari, dyshohet se i ngeci ushqimi në fyt

by Nexhat

Ka vdekur sot një 48-vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës.

Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, rreth orës 12:20.

banner

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se B.H vdiq si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Vdekja është konfirmuar në ora 12:20. Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen. Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në hetime”, deklaruan nga Policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy