Tension te Milani: Leao “shpërthen” ndaj stafit të Allegrit pas zëvendësimit në Verona

by Nexhat

Fitorja e Milanit ndaj Veronës është shoqëruar me një moment tensioni të lartë në stolin kuqezi. Ndonëse Rafael Leao ishte protagonist me asistin vendimtar për golin e Adrien Rabiot, ylli portugez nuk e ka pritur mirë largimin nga fusha në minutën e 63-të.

Pas 50 ditësh pa gjetur rrugën e rrjetës, sulmuesi shfaqi hapur pakënaqësinë e tij duke iu drejtuar Aldo Dolcettit me pyetjen e prerë: “Pse më zëvendësoni?”,

banner

Vendimi i stafit teknik u arsyetua me nevojën për të pasur më shumë “thellësi” në lojë, ndërkohë që situata u komplikua më tej me hyrjen e Gimenez, lëvizje e cila rrezikoi të prodhonte një tjetër zëvendësim të shpejtë taktik.

Pavarësisht nervozizmit të shfaqur nga lojtari, i cili vjen pas reagimeve të ngjashme edhe në ndeshjet ndaj Lazios dhe Udineses ku nuk munguan as fishkëllimat e tifozëve, trajneri Massimiliano Allegri u mundua të qetësonte gjakrat pas ndeshjes.

Tekniku italian e minimizoi incidentin duke deklaruar: “Leao ka bërë një ndeshje të mirë, por më duhej një sulmues me karakteristika të ndryshme”.

Ky reagim i Leaos shton dyshimet mbi marrëdhënien e tij me trajnerin, pavarësisht rëndësisë që ai ka në skemat e ekipit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy