Bajrami: Mafia energjetike është fakt, s’e keni demantuar asnjëherë, qytetarët po paguajnë

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike është vula e “keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje që gjashtë vite”.

Ajo tha se kjo “më së miri shprehet kapja e institucioneve në mënyrën më arbitrare”.

banner

Bajrami më pas iu drejtua ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku përmendi bisedat e rrjedhura ku ajo shihet duke dhënë udhëzime se kush duhet të punësohet në ndërmarrjet publike.

“Duhet me të ardhë turp nga faktet që janë publikuar. Ty të janë publikuar bisedat kur t’i zgjedh kryeshefat e ndërmarrjeve publike”.

“Mafia energjetike është fakt”, tha Bajrami gjithashtu, duke shtuar: “S’keni dalë ta demantoni asnjëherë, lidhjet tuaja me njerëz që janë të lidhur me tregtarë të energjisë janë fakte. Shefi i kabinetit të kryeministrit hap kompani për tregtim të energjisë elektrike”.

Bajrami tha se kompanitë e energjisë elektrike janë përfituesit më të mëdhenj, ndërkohë që qytetarët po paguajnë fatura tepër të shtrenjta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy