Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), ka regjistruar ngritje të jashtëzakonshme në renditjen më të re të FIFA, duke shënuar përmirësimin më të madh të pikëve në nivel global.
Falë rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit, Kosova ka arkëtuar 58.33 pikë, duke u ngjitur për 11 pozita në renditjen botërore. Në klasifikimin e ri, Dardanet renditen në vendin e 81-të, që njëkohësisht përbën pozicionin më të lartë në historinë e tyre.
Rritja e ndjeshme e pikëve erdhi pas fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve të fundit kualifikuese.
Këto paraqitje pozitive vijnë në kuadër të kualifikimeve për kualifikueset për Botërorin 2027

