Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndonjë përpjekje të re

by Nexhat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Presidentit, duke theksuar se nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm deri në përfundimin e afatit kushtetues.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se procesi pritet të zgjasë deri në fund të afatit ligjor, por pa ndonjë lëvizje konkrete nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

banner

Sipas Haradinajt, ekziston mundësia që Kurti t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë partitë politike për konsultime, qoftë para përfundimit të afatit apo edhe më vonë.

Megjithatë, ai theksoi se nuk sheh ndonjë përpjekje serioze nga Kurti për të ndryshuar situatën aktuale.

“Ky është afati kushtetues dhe me siguri që do të pritet deri në afat kushtetues të plotë, por nuk pres asnjë zhvillim, asnjë ndryshim. Mund ta ndodh që Kurti do t’ia kërkojë Albulenës, si presidente në detyrë, t’i ftojë partitë, qoftë para skadimit të afatit, qoftë më vonë. Mirëpo, nuk shoh nga Kurti më fare ndonjë përpjekje të re”.

“Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë, me një lojë, me aq sa kanë mundësi, sa u ka mbetur terren të bëjnë lojë, por qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë, të na çojnë në zgjedhje”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy