“Ishulli i Piratit”: Tifozët e Mallorcës e nderojnë Muriqin me koreografi

by Nexhat

Mallorca po i bën konak Valencias në “Son Moix” këtë të martë, në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Në këtë ndeshje po luan edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mbronë ngjyrat e fanellës së Mallorcës.

banner

Para nisjes së ndeshjes, Muriqi është nderuar nga tifozët e klubit të tij

Përkrahësit e Mallorcës shpalosën një koreografi, me fytyrën e Vedat Muriqit, dhe me një mbishkrim të veçantë.

“Ishulli i Piratit” shkruhej në atë koreografi ose “Isla Pirata” në spanjollisht

Muriqi këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Mallorcës, duke shënuar 21 gola në La Liga këtë edicion, me vetëm Kylian Mbappen që ka më shumë se ai (23).

Ai së fundmi u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga, duke e kaluar legjendën e klubit, Samuel Eto’o

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy