Letra e Trump për Osmanin, ish-këshilltarja e saj e sheh si “sinjal të qartë” nga Washingtoni

by Nexhat

Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit për letrën e dërguar nga presidenti amerikan për ish-presidenten Osmani në fund të mandatit të saj, tha se e sheh si “sinjale të qarta nga Washingtoni” për lidershipin e saj.

Sipas Haradinajt, vlerësimi nga SHBA është dëshmi se Kosova “është tashmë një kontribuuese aktive në promovimin e paqes dhe stabilitetit global” dhe se udhëheqja e Osmanit është faktor që “merret seriozisht”.

banner

“Garanca amerikane për Kosovën tonë do të ruhet dhe do të mbetet busull e qëndrueshme për të ardhmen, duke orientuar shtetin tonë drejt sukseseve të reja dhe duke forcuar çdo hap në shërbim të popullit të saj”, tha ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

SINJALE TË QARTA NGA WASHINGTONI

Ka momente në jetën publike që shkojnë përtej protokollit diplomatik dhe rikujtojnë forcën e aleancave që formësojnë të ardhmen e një vendi.

Letra e Presidentit amerikan Donald J. Trump për Presidenten Vjosa Osmani riafirmon qartë partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rruga e Kosovës është e lidhur ngushtë me aleatët që qëndrojnë në krah të lirisë, sovranitetit, dhe vlerave demokratike. Është e lidhur ngushtë me Amerikën. Vlerësimi për lidershipin e Presidentes Osmani dëshmon se Kosova është tashmë një kontribuuese aktive në promovimin e paqes dhe stabilitetit global. Është faktor që merret seriozisht në tavolinat ku përcaktohen drejtimet e mëdha gjeopolitike – siç ishte puna e Presidentes me Bordin e Paqes dhe mundësia historike për të dërguar ushtrinë tonë në Gaza, duke e rreshtuar me ushtrinë amerikane.

Garanca amerikane për Kosovën tonë do të ruhet dhe do të mbetet busull e qëndrueshme për të ardhmen, duke orientuar shtetin tonë drejt sukseseve të reja dhe duke forcuar çdo hap në shërbim të popullit të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy