Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se është e padrejtë që VV me 57 deputetë t’ia jap postin e presidentit partisë që i ka 15 deputetë.
Ajo goditi opozitën duke thënë që “s’kanë qenë të interesuara të votojnë një emër për presidentin”, duke akuzuar PDK-në e LDK-në se po dëshirojnë zgjedhje.
“Secili subjekt politik duhet me qeneë i vetëdijshëm sa përqind të mbështetjes popullore e përfaqëson në Kuvend. Sepse nëse i ke 15 deputetë dhe kërkon me doemos ta marrësh postin e presidentit, dhe kërkon që ta jap një subjekt politik me 57 deputetë, është e padrejtë sepse nuk është çfarë është shprehë me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha deputetja në Pressing,

