Sterling pritet të largohet nga Feyenoord pas vetëm katër muajsh

by Nexhat

Ish-reprezentuesi i Anglisë, Raheem Sterling, pritet të largohet nga klubi holandez Feyenoord pas përfundimit të sezonit, pas një periudhe të shkurtër dhe pa shumë sukses.

Tridhjetë e një vjeçari i ishte bashkuar Feyenoord në muajin shkurt me një kontratë afatshkurtër, pasi ishte liruar nga Chelsea. Megjithatë, paraqitjet e tij nuk kanë bindur. Në 333 minuta lojë dhe katër ndeshje si titullar, ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dhënë vetëm një asistim.

banner

Sipas raportimeve të gazetës holandeze “Algemeen Dagblad”, koha e Sterling në Roterdam do të zgjasë vetëm rreth katër muaj. Ai madje është lënë në stol në ndeshjen kundër NEC Nijmegen që ka përfunduar 2–2, duke treguar se nuk është më në planet kryesore të ekipit.

Skuadra e drejtuar nga Robin van Persie po lufton për vendin e dytë në kampionat, që siguron kualifikimin në fazën e grupeve Champions League.

Në ndeshjet e mbetura, Feyenoord do të përballet me FC Groningen, Fortuna Sittard, AZ dhe PEC Zwolle, duke mbrojtur një epërsi prej një pike ndaj NEC Nijmegen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy