Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon ka folur edhe rreth fyerjeve dhe kërcënimeve që janë bërë ndaj tij në rrjetet socale, sidomos nga mërgimtarët.
Haradinaj në Klan Kosova ka treguar se disa prej tyre nuk kanë kaluar mirë, pasi që kanë hasur në reagimin e institucioneve.
“Unë e di, disa kur kanë ardhur në kufi kanë qajtur si fëmija. Marre më ka ardhur t’i shoh çfarë sjelljesh kanë bërë. Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtur i biri i qenit”, deklaroi Haradinaj
“Pa asnjë zor i ka fyer të tjerët. Pa asnjë zor është sjellur ashtu. Çka shitshe mend bre ty s’di çka të koftë? Çfarë zori ke pasur ta fyesh dikend që nuk të ka bërë gjë ty?”, shtoi kreu i AAK-së.
“E ka këso raste që më kanë thirrë e më kanë pyetur se çka me bë, ju kam thënë po lëshone bre se gjynah” theksoi ai.

