A do të kandidojë Albulena Haxhiu për deputete? Kjo është përgjigjja e saj

by Nexhat

Ndërsa diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me përfshirjen në listën zgjedhore për deputetë, shkruan Insajderi.

E pyetur drejtpërdrejt nëse do të kërkojë përsëri votën e qytetarëve, Haxhiu bëri të ditur se fati i saj politik në këtë drejtim varet nga strukturat e partisë.

banner

“Se a do të jem në listën e kandidatëve për deputetë, për këtë vendos Kryesia e Vetëvendosjes”, deklaroi Haxhiu.

Megjithatë, ajo shtoi se nuk ka asnjë pengesë që mund t’ia ndalonte garën në aspektin formal-juridik.

“…por që ligjërisht nuk është e ndaluar”, u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në parlament nëse partia e vlerëson të rrugës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy