Bayern në finale të Kupës së Gjermanisë

by Nexhat

Bayern Munich është rikthyer në finalen e DFB-Pokal, pas një fitoreje të rëndësishme në udhëtim ndaj Bayer Leverkusen.

Skuadra bavareze triumfoi falë golave të Harry Kane dhe Luis Díaz, duke siguruar kualifikimin në aktin final të Kupës së Gjermanisë.

banner

Bayern tregoi përvojën dhe cilësinë në një ndeshje të fortë ndaj Leverkusenit, duke menaxhuar mirë momentet kyçe dhe duke goditur në kohën e duhur për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Ky kualifikim ka një rëndësi të veçantë për klubin nga Mynihu, pasi shënon rikthimin në finale të kësaj gare pas një mungese disa vjeçare – hera e fundit që Bayern kishte arritur në finalen e Kupës së Gjermanisë daton gjashtë sezone më parë.

Tashmë, Bayern Munich do të synojë ta kurorëzojë këtë rrugëtim me trofe, duke kërkuar një tjetër sukses në një nga garat më prestigjioze në Gjermani, por është në rrugë të mirë ta fitoj kurorën e trefishtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy