Katër skuadra kërkojnë finalen në Kupën e Kosovës

by Nexhat

Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, ku priten duele shumë interesante dhe vendimtare për finalen e madhe.

Në Ferizaj, Ferizaj pret Llapi, pas fitores së rëndësishme 1-2 në Podujevë. Ferizaj vjen me avantazh të mirë dhe para tifozëve të vet synon ta vulosë kualifikimin në finale. Në anën tjetër, Llapi nuk ka çfarë të humbasë dhe do të tentojë përmbysjen, duke kërkuar një paraqitje maksimale për të ndryshuar fatin e këtij dueli.

banner

Ndërkohë, në përballjen tjetër, Dukagjini është shumë pranë finales pas triumfit bindës 0-3 në udhëtim ndaj Ballkani. Skuadra nga Klina ka një epërsi të madhe dhe vetëm një mrekulli sportive mund t’ia mohojë finalen. Ballkani, nga ana tjetër, ka nevojë për “ndeshjen e jetës” për të përmbysur këtë disavantazh të thellë dhe për të mbajtur gjallë shpresat.

Të dyja sfidat pritet të dhurojnë emocione dhe dramë, teksa sot do të mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, ndeshje që transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎TTK ART MOTION E ORA 15:00 V Dukagjini FC BALLKANI vs Ballkani SPORT 1 FCFERIZAJ عة Ferizaj vs Llapi SPORT 2 1932 1932 PKF.LLAI LLAPIO พง P/A UP/A KUPAI JRAENOSO E KOSOVES‎"‎

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy