Kurti emëron Agron Bajramin kryenegociator në dialogun me Serbinë

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën e kryenegociatorit të Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbia.

Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Bajrami do të udhëheqë procesin teknik të dialogut.

banner

Krahas angazhimit të ri, Bajrami do të vazhdojë të mbajë edhe funksionin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjika.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri Kurti e uroi z. Bajrami për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy