PSG triumfon ndaj Nantes, i afrohet titullit në Francë

by Nexhat

Paris Saint-Germain ka bërë një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit në Ligue 1.

Parisienët triumfuan lehtësisht 3:0 në shtëpi ndaj Nantes, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit francez.

banner

Kvaratskhelia kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të, pasi u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 37-të, Desire Doue shënoi për 2:0 dhe epilogun e pjesës së parë.

Në minutën e 50-të, Kvaratskhelia doli prapë në skenë, duke realizuar për 3:0, që në fund ishte edhe rezultati final.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë, katër më shumë sesa Lens.

Në anën tjetër, kjo humbje ia vështirëson edhe më shumë gjasat për mbijetesë Nantes, që gjendet në vendin e parafundit me 20 pikë gjithsej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy