Raporti i Këshillit të Evropës: Kurtit i kërkohet “depolitizimi i plotë” i KQZ-së

by Nexhat

Zgjedhjet e parlamentare të 28 dhjetorit u zhvilluan në mënyrë “të qetë dhe profesionale”, por me probleme serioze strukturore, konstaton raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës; raport ky që iu dorëzua edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre në veçanti shqetësime të forta për politizimin e administratës zgjedhore, veçanërisht të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

banner

Sipas raportit, përbërja partiake e KQZ-së po krijon rrezik për ndikim politik në vendimmarrje, edhe kur nuk ka shkelje formale ligjore.

“Kur vendimet për certifikim në raste politikisht të ndjeshme merren nga organe të përbëra nga të nominuar partiakë, ekziston rrezik i shtuar,” thuhet në raport.

Ky rrezik, sipas vëzhguesve, cenon si sigurinë juridike ashtu edhe besimin publik në procesin zgjedhor.

Aty i kushtohet vëmendje kontestimeve të shumta për certifikimin e Listës Serbe dhe anulimet e vendimeve nga instanca më të larta gjyqësore.

Raporti thekson se “pati përpjekje për të politizuar punën e KQZ-së.”

Në këtë kontekst, Asambleja bën thirrje të qartë për reforma strukturore.

“Duhet të sigurohet depolitizimi i plotë i KQZ-së, në mënyrë që organet zgjedhore jo vetëm të veprojnë paanshëm, por edhe të perceptohen si të tilla,” thuhet në rekomandim.

Ndërkohë, siç vijon raporti të thotë, zgjedhjet u karakterizuan nga konkurrencë politike dhe pjesëmarrje relativisht stabile, pavarësisht krizës institucionale që i parapriu.

Megjithatë, “manipulimi i votave preferenciale” dhe problemet me listat e votuesve e dobësuan besimin në proces.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Komisioni i Venecias janë të përgatitura të punojnë me autoritetet e Kosovës për të përmirësuar kornizën zgjedhore dhe për të forcuar kapacitetet e administratës zgjedhore, veçanërisht duke adresuar çështjet e përshkruara në këtë raport,” thuhet në raport.https://www.youtube.com/embed/vjdZ2vrAokY?si=nuMpBB6ANQQb2EbV

Çështja me anëtarin e mbetur të KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ende nuk e ka emëruar anëtarin e dhjetë të KQZ-së, i cili po pretendohet nga PDK-ja dhe VV-ja.

Ndonëse sipas shoqërisë civile dhe njohësve të Kushtetutës së Kosovës ky anëtar i takon PDK-së, VV-ja po insiston se ky anëtar iu takon atyre.

Ditë më parë, partia e Albin Kurtit e ka shtuar presionin mbi ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu që të emërojnë edhe “anëtarë të tretë” të Vetëvendosjes në KQZ.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artna Abrashi, javën e kaluar, i kërkonte U.D Presidentes së Kosovës, Albukena Haxhiut të ia emërojë anëtarin e tretë në KQZ.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të LVV-së, ju bëj thirrje që krahas detyrave tuaja si ud. E presidentes, të reflektoni dhe ta emëroni anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ. Duke marrë parasysh vendin vakant dhe frymën demokratike që ka reflektu Neve na takon anëtari i tretë në KQZ. Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë”, ka thënë Abrashi.

Po ashtu Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar me letër ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.

Sipas tij, kërkesa është paraqitur duke pasur parasysh përbërjen e paplotësuar të KQZ-së gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani, si dhe, sipas tij, faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e saj për vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese, në lëndën KO81/26.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka emëruar ende anëtarin e dhjetë të KQZ-së, që sipas njohësve i takon PDK-së.

Zgjedhjet e parakohshme mund të shpallen deri në fund të muajit në rastin e moszgjedhjes së presidentit të vendit, ndërsa përbërja e paplotë e KQZ-së konsiderohet rrezik për balancën institucionale.

“Një votë e vetme mund të përcaktojë vendime kyçe”, vlerësojnë njohësit, duke kujtuar votimin 6 me 5 për buxhetin e zgjedhjeve të dhjetorit.

Në atë mbledhje, u miratua edhe dërgimi i fletëvotimeve me postë për diasporën, pavarësisht kundërshtimeve për alternativa elektronike.

Ngërçi aktual lidhet edhe me përplasjen VV-opozitë për përfaqësimin në KQZ dhe interpretimin e Kushtetutës.

“Gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare”, thuhet në nenin 139.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy