Sadiku: Ka humbur besimi dhe fryma e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

by Nexhat

Derisa edhe pak ditë kane mbetur nga afati që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri apo vendi t’i nënshtrohet automatikisht zgjedhjeve të parakohshme, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, parti me të cilën dështuan negociatat e Vetëvendosjes për t’i dhënë vendit një emër të ri për kryetar shteti, ka treguar në “RTK Prime, disa nga arsyet se pse LDK-ja refuzoi ofertën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sadiku tha se ka humbur besimi dhe fryma e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

banner

Madje ai ka treguar edhe një nga arsyet, por që tha të mos jetë e vetmja se pse LDK-ja i tha jo Vetëvendosjes për bashkëpunim.

Ai e quajti manipulim ofertën e kreut të LVV-së e kryeministrit Kurti, duke thënë se qëllimi i tij ka qenë vetëm për të zgjedhur president Glauk Konjufën.

“Është e pavërtetë, ai atë e bënë të manipulojë, me e votuar president Glauk Konjufcën, me hy në Qeveri tre apo  katër ministra të LDK-së, e pas një muaji me t’i heqë ata ministra nga puna. Veç e ka bërë njëherë këtë punë”, tha deputeti Sadiku.

I pyetur nga politologu, Dorajet Imeri, nëse kjo është arsyeja pse LDK-ja nuk e pranoi ofertën, ai tha se nuk është vetëm kjo.

“Nuk është kjo e vetmja arsye, arsye tjetër themelore është që nuk lejojmë që një parti politike të ketë kontroll total të shtetit. Nuk ka gjë më patriotike se me tentuar me e ndalë këtë, kur po them me ndalë, është për të balancuar pushtetin me shtet”, tha deputeti i LDK-së, Sadiku.

Ai tha se njëherë këtë e kishte bërë Kurti, duke e prishur marrëveshjen politike me LDK-në.

“Kurti e ka prishur bashkëpunimin me LDK-së, e ka prishur një marrëveshje politike që ka qenë në momente shumë të vështira. Si me i besuar një personi që i ndërron fjalët”, tha ndër të tjera ai.

Sadiku tha e Kurti i ofroi LDK-së pozitën e kryeparlamentarit, për të cilën vitin e kaluar nuk lëshonin pe duke shkaktuar bllokadë të gjatë institucionale.

“E bllokuan vendin për 1 vit, ia lanë fajin opozitës, sidomos LDK-së dhe në fund pozitën e kryeparlamentarit për të cilën nuk lëshuan pe, në fund e lëshon për një orë pe, ‘ja merreni tash pozitën e kryeparlamentarit’. Po pse e bllokuat shtetin për 1 vit”, tha Sadiku në RTK Prime.

Ndërkohë, politologu, Dorajet Imeri, tha se gjithë procesi ka qenë me shumë të panjohura.

“Nuk e di si është e mundur që brenda takimit të njëjtë, kemi dy qëndrime të ndryshme të liderëve politikë pas takimit”, tha ai.

Imeri tha se ndonëse Kurti deklaronte pas çdo takimi se LDK-ja është e pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, megjithatë kjo parti i shkoi prapë në takim, e pikërisht, tha Imeri, shkuarja e Abdixhikut, filloi të shfaqej si një përpjekje personale që të bëhej ai presidenti.

Ndërkaq, analisti, Sadik Zeqiri, tha se LDK-ja dhe PDK-ja kanë bërë mirë që nuk kanë propozuar një emër për t’i hyrë garës për president, sepse, sipas tij,  dihet se si do të dilte rezultati përfundimtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy