SHTIME/ Shembull i edukatës së lartë: Nxënësi gjen 180 euro, i dorëzon në polici

by Nexhat

Një gjest i rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare është shënuar më 22 prill 2026 në Shtime, ku një nxënës 15-vjeçar ka zgjedhur të veprojë me integritet, duke dorëzuar në polici një shumë parash që kishte gjetur rastësisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri me inicialet N.SH., teksa po kalonte në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një shumë prej 180 eurosh.

banner

“Pa hezitim, ai është drejtuar në stacionin policor në Shtime për t’i dorëzuar paratë e gjetura, duke treguar integritet dhe vetëdije të lartë qytetare. Pas veprimeve të shpejta nga zyrtarët policorë, është bërë e mundur identifikimi i pronares së parave, qytetares F.H. nga Shtimja. Në prani të policisë, shuma e plotë i është kthyer asaj”, thuhet në njoftimin e policisë

“Pronarja ka shprehur mirënjohjen e saj për gjestin e nxënësit, ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka vlerësuar këtë veprim si shembullor. Ky rast nxjerr në pah rëndësinë e edukatës familjare dhe besimit në institucione, duke dëshmuar se veprimet e ndershme vazhdojnë të jenë një vlerë e çmuar në shoqëri”, thuhet tutje në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy