Cakolli: Shqyrtimi i ndryshimit të Buxhetit në Kuvend është i vështirë, rrezik të shfrytëzohet për qëllime politike para fushate

by Nexhat

Eugen Cakolli, ka thënë se shqyrtimi në Kuvend i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin, është i vështirë për shkak të afateve procedurale, si dhe, ‘’i diskutueshëm për ndikim elektoral që mund të ketë’’.

Cakolli ka thënë se, nëse ky projektligj i miratuar sot nga qeveria, dërgohet sot në Kuvend, shqyrtimi i parë mund të ndodhë më së hershmi pas një jave, ndërsa miratimi përfundimtar kërkon edhe disa javë të tjera.

banner

‘’E edhe me procedurë të përshpejtuar, shqyrtimi i parë mund të bëhet vetëm 48 orë pas shpërndarjes së projektligjit; derisa shqyrtimi i dytë vetëm pas 72 orësh nga miratimi në parim. Pra, edhe në rast të shmangies së afateve procedurale – për çka duhen votat e 2/3 të deputetëve të pranishëm – plotësim-ndryshimi i Buxhetit mund të shqyrtohet dhe potencialisht të votohet më së hershmi më 28 prill – në të njëjtën ditë kur mbyllet afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit., ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

Pavarësisht miratimit të sotëm nga Qeveria të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin, shqyrtimi i tij në kohë në Kuvend mbetet i vështirë për shkak të afateve procedurale, si dhe i diskutueshëm për ndikimin elektoral që mund të ketë.

Në procedurë të rregullt, shqyrtimi i parë i projektligjit mund të ndodhë më së hershmi pas një jave, ndërsa miratimi përfundimtar mund të bëhet tek në mes të majit. Pra, me këtë procedurë, miratimi i projektligjit del përtej afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon në mesnatën e së martës së ardhshme.

E edhe me procedurë të përshpejtuar, shqyrtimi i parë mund të bëhet vetëm 48 orë pas shpërndarjes së projektligjit; derisa shqyrtimi i dytë vetëm pas 72 orësh nga miratimi në parim. Pra, edhe në rast të shmangies së afateve procedurale – për çka duhen votat e 2/3 të deputetëve të pranishëm – plotësim-ndryshimi i Buxhetit mund të shqyrtohet dhe potencialisht të votohet më së hershmi më 28 prill – në të njëjtën ditë kur mbyllet afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Përtej aspektit procedural, kjo situatë bart rrezikun që diskutimet në një seancë eventuale atë ditë, por edhe vet projektligji, të shfrytëzohen për qëllime politike dhe si mjet parafushate. Kjo sidomos duke pasur parasysh se ndryshimet në buxhet pritet të përfshijnë edhe pako financiare dhe fiskale, shpërndarja e të cilave gjatë majit ose qershorit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin dhe garën zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy