Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjësi i vetëm për situatën që po çon Kosovën drejt zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti kishte pritur që opozita t’i nënshtrohej për çështjen e presidentit, por siç tha ajo, kjo nuk ka ndodhur.
“Është parë tashmë, Kosova është pa institucione, pa president apo presidente të zgjedhur jo për mungesë kohe, por për mungesë vullneti politik nga ana e VV. PDK ka qenë jashtëzakonisht konstruktive dhe është munduar që vendit t’i japë president, por çka ka kërkuar Albin Kurti është nënshtrim i vullnetit politik, të deputetëve të zgjedhur karshi tij. Tashmë është e qartë, vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve mirëpo është vetëm një adresë e përgjegjësisë e ajo është VV”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit,
Ndër të tjera, Çitaku tha se VV-ja dhe Albin Kurti janë mjeshtër dhe shkëlqejnë veç në dy fusha, “në prodhimin e krizave dhe në propagandë”.
“VV dhe Albin Kurti janë mjeshtër, shkëlqejnë vetëm në dy fusha, në prodhimin e krizave, dhe në propagandë, zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor, janë paralajmëruar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të dhjetorit. Ka pritur që opozita do t’i nënshtrohet dhe siç po shihet nga deklarimet e tij, ai pret që sërish opozita do t’i nënshtrohet, por PDK nuk i nënshtrohet. Kur është në pyetje interesi shtetëror, ne nuk shohim ngjyra partiake, po është e pakuptimtë që tani e dy vite ne flasim për emra të përveçëm të pushtetarëve, e nuk flasim për hallet e vërteta të qytetarëve. Ne nuk shkojmë në sallë për të bërë kuorum”, deklaroi deputetja e PDK-së,

