IPK rekomandon suspendimin e policit të trafikut në Prishtinë, po hetohet për ndihmë për kryerjen e veprës penale

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë  e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Ai po hetohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”, por Inspektorati nuk dha detaje të tjera.

banner

“Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së. Hetimet ndaj zyrtarit policor  janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

IPK tha se hetuesit e tij në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy