Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotik, bëhen kontrolle në dy lokacione, Policia jep detaje se çfarë u konfiskua

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik.

banner

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar; njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram; dy(2)qese plastike me mbetje te Kokainës; të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek; dy(2) telefona mobil etj.

Postimi:

Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik

Prishtinë 24 prill 2026

Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të P.O. ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale nga Neni 267 i KPK-së. Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar M/K.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar;

-njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram,

-dy(2)qese plastike me mbetje te Kokainës,

-të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek,

-dy(2) telefona mobil etj.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy