Deputetët e Listës Srpska lëshojnë sallën pasi Haxhiu jep lajmin për vendimin për sulmin terrorist në Banjskë

by Nexhat

Deputetët e Listës Srpska kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu mirëpriti dënimet për sulmin terrorist në Banjskë, dhe vendimi u duartrokit nga të gjithë deputetët.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

banner

Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy