Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit te OSBE-së Jeff Bieley te inteligjenca serbe

by Nexhat

Dëshmitë e reja të siguruara nga dosja e spiunazhit tregojnë se Jelena Gjukanoviq ka raportuar te agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq, edhe për eprorin e saj të drejtpërdrejtë, amerikanin Jeff Bieley, duke e etiketuar atë me gjuhë fyese dhe duke tentuar ta lidhë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Një idiot me uniformë të UÇK-së”

banner

Në komunikimet e saj, Gjukanoviq shpreh një urrejtje të hapur për Jeff Bieley, i cili mbante pozicionin e Drejtorit të Çështjeve Politike në Misionin e OSBE-së. Ajo e përshkruan atë si “idiot” dhe u tregon agjentëve serbë një detaj që ajo e konsideronte “inkriminues” për sytë e Beogradit – mbajtjen e një fotografie me uniformë të UÇK-së, shkruan Dukagjini

“Fatkeqësisht për ne në zyrë, shefi i misionit… është Jeff Bieley, një idiot që punonte për ICO-në dhe që mbante një fotografi të tij me uniformë të UÇK-së në tavolinën e zyrës,” raporton Gjukanoviq, duke tentuar të ndërtojë profilin e një zyrtari ndërkombëtar që është tërësisht në anën e shqiptarëve.

Shënjestrimi i lidhjeve me Drenicën

Gjukanoviq raporton te BIA se Bieley mban kontakte të rregullta me njerëz nga Skenderaji dhe Drenasi, duke sugjeruar se ai gëzon respekt të madh në ato zona. Për shërbimin sekret serb, ky informacion shërbente për të ndërtuar narrativën se OSBE-ja udhëhiqet nga njerëz “antiserbë” dhe të lidhur me luftën. Ky rast konsiderohet si shkelje e rëndë e sigurisë, pasi Gjukanoviq përdorte besimin e zyrës dhe afërsinë me eprorët për t’i “shitur” ata te një shërbim i huaj inteligjence.

Denigrimi i figurës së Bieleyt tregon se ajo ishte e instruktuar të gjente çdo pikë të dobët të diplomatëve perëndimorë për t’i diskredituar ata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy