Juventus po punon për të forcuar mesfushën në afatin kalimtar të kësaj verë, me synimin për t’i shtuar skuadrës një profil organizatori që mund të bashkëpunojë me Manuel Locatelli dhe të rrisë cilësinë e lojës në ndërtim.
Trajneri Luciano Spalletti kërkon një mesfushor më teknik dhe më kreativ për të ardhmen, ndërsa klubi po shqyrton disa alternativa për këtë rol kyç në skemën taktike.
Një nga emrat që ka hyrë në radarët e Juventusit është Ardon Jashari, i cili aktivizohet te AC Milan. Mesfushori shqiptar ishte në orbitën e bardhezinjve edhe më herët, gjatë kohës kur luante te Club Brugge, por atëherë përfundoi te Milani pas konkurrencës së fortë në afatin kalimtar të verës së kaluar.
Këtë sezon, Jashari ka pasur pak minuta në dispozicion në “San Siro”, gjë që ka rihapur interesimin e Juventusit për të vlerësuar mundësinë e një lëvizjeje të re.
Paralelisht, në listën e objektivave të klubit mbetet edhe Pierre-Emile Hojbjerg, një profil më me përvojë dhe me karakter të ndryshëm nga Jashari.
Mesfushori danez shihet si një alternativë solide për të sjellë stabilitet dhe eksperiencë në repartin qendror

