‘‘Kamuflim, strategji’’, Haradinaj komenton “ofertat” e Kurtit ndaj PDK’së e LDK’së: Tash ik nga faji dhe e bartë tek opozita

by Nexhat

‘‘Kamuflim, strategji’’, Haradinaj komenton “ofertat” e Kurtit ndaj PDK’së e LDK’së: Tash ik nga faji dhe e bartë tek opozita

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ofertat e Kurtit kundrejt partive opozitare, po i shohin si kamuflim për të fshehur faktin se Albin Kurti dëshëriron ta qojë vendin në zgjedhje.

Kështu deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

banner

Haradinaj potencoi se Albin Kurti e ka vendos me kohë shkuarje e serishme në një proces elektoral.

“Së pari nuk mendoj se cilësohen si oferta por një lloj strategjie për me kamuflu atë që e ka qëllim të vërtetë Kurti, me fsheh faktin që ai po don me shku në zgjedhje. Të gjitha mundësitë i ka për me zgjedh Presidentin, i ka pas herët, nuk i ka shfrytëzu dhe tani është në atë periudhën e ikjes nga faji dhe bartjes së fajësisë tek këto dy partitë opozitare”.

“Po, shkuarjen në zgjedhje e ka vendos Kurti me kohë edhe po ndodh” deklaroi Haradinaj për dokumentarin “Expose”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy