Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një minutë heshtje për ish-kryetarin e Klinës, Ismet Rracin

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e  sotme me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili është vrarë 25 vite më parë.

Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtje është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

banner

“Më lejoni që në emër të LDK-së të mbajmë një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili u vra 25 vite më parë”, ka thënë Lushaku-Sadriu në seancë.

Rendi i plotë i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa

e dyte, objektivi 1,

6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,

9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit

shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,

10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione

parlamentare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy