Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.H. pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ ndaj gazetarit S.M., i cili ishte kanosur gjatë ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, ka njoftuar Prokuroria.

