Albian Hajdari ka siguruar të ardhmen e tij në Gjermani, duke rinovuar kontratën me TSG Hoffenheim deri në vitin 2031.
Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje të plotë me klubin e Bundesligës, duke vazhduar bashkëpunimin për një periudhë afatgjatë.
Hajdari tashmë ka nënshkruar kontratën e re, ndërsa paraqitjet e tij të mira janë shpërblyer edhe me kushte më të favorshme financiare.
Një element i rëndësishëm në marrëveshje është mungesa e klauzolës së largimit, çka tregon besimin e madh të klubit ndaj mbrojtësit dhe rolin që ai pritet të ketë në të ardhmen e skuadrës.
Ky rinovim konfirmon rritjen dhe stabilitetin e Hajdarit në futbollin gjerman, duke e bërë atë një nga emrat premtues për të ardhmen.

