Afati drejt fundit, Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nesër deputetët i kthehen Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë Kosovës President.

Ai ka postuar nga qyteti i Prizrenit, ku tha se nëse kjo nuk arrihet atëherë mandati i kthehet qytetarëve sërish.

banner

“E diel e këndshme në Prizren.  Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy