Çekët protestojnë kundër planit për të ndryshuar mënyrën e financimit të mediave publike

by Nexhat

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Pragës për të protestuar kundër planeve të qeverisë çeke për të hequr tarifën e licencës dhe për të përdorur buxhetin e shtetit për të financuar mediat publike.

Kritikët thonë se këto plane do t’u mundësonin politikanëve të shtypin lirinë e medias, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

banner

Qeveria e koalicionit – e përbërë nga partia populiste ANO dhe dy parti të krahut të djathtë euroskeptike – këmbëngul se ky ndryshim nuk do të ndikojë në pavarësinë editoriale, por kërkon që transmetuesit të ulin shpenzimet.

Parlamenti miratoi draftin e parë të propozimit në fund të muajit të kaluar. Që atëherë, mijëra çekë kanë marrë pjesë në protesta.

Aktualisht, familjet çeke paguajnë 205 korona (9,44 dollarë, 7,06 paund) në muaj për televizionin dhe radion çeke.

Protesta e së dielës u organizua nga shoqata “Një milion momente për demokracinë”, e cila deklaroi se në të morën pjesë “rreth 400,000” njerëz.

Ajo po cilësohet si protesta më e madhe që nga pavarësia e Republikës Çeke në vitin 1993.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy