Bahtiri thotë se po bëhen përpjekje maksimale që nesër të zgjedhet Presidenti, s’tregon më shumë

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se janë duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur.

Ai ka thënë se Kosovës I duhet zgjidhje e jo zgjedhje, të cilat krijojnë ngërç politik.

banner

“Të dashur qytetarë, Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur. Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye.  Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy