Drita e bindur për titullin, mposht Llapin

by Nexhat

FC Drita ka vazhduar serinë pozitive, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme dhe duke i shkaktuar telashetë mëdha KF Llapi në luftën për mbijetesë.

Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje që e kontrolloi në të gjitha aspektet.

banner

Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur Besnik Krasniqi realizoi një gol të bukur.

Në fillimin e pjesës së dytë, Abdoul Dante dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës vendase.

Ndërkohë, fitorja u vulos në minutën e 73-të nga Veton Tusha, pas një aksioni të  shkëlqyer.

Me këtë triumf, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Llapi zbret në vendin e nëntë me 33 pikë, duke u futur edhe më shumë në zonën e rrezikut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy