Peticioni për Murat Jasharin President, Sadriu-Hamiti: Jam e bindur që është nismë e VV-së

by Nexhat

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me peticionin e nisur me kërkesën që Murat Jashari të përfshihet në garën për President.

Ajo u shpreh e bindur se kjo është një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

“Kjo thirrje, unë jam 99 për qind e bindur, për të mos thënë 100 për qind, që është nismë e Vetëvendosjes, që kinse të rritet presioni ndaj familjes Jashari”.

“Familja Jashari edhe kur është përmendur doli që nuk kanë biseduar fillimisht me ta hiç, tek pasi filloi të bëhet më i pranueshëm edhe tek partitë opozitare, sigurisht që të gjithë treguan pajtueshmëri me të parën, atëherë kur shkoi Albin Kurti në 12 të natës në odat e tyre për të biseduar dhe të nesërmen dolën ata dhe thanë se nuk bëhen pjesë e politikës së përditshme. Unë jam e bindur që është nismë e Vetëvendosjes”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy