Për të kërkuar drejtësi ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, u nis edhe nënshkrimi i një peticioni.
Por, për nënshkrimin e pesë pikave të peticionit, edhe pse ka shumë që dhanë firmën, ata që e nisën patën pritje edhe më të larta.
Pas përfundimit të nënshkrimeve, të cilat janë bërë edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, në muajin maj peticioni do të dorëzohet në adresë të Gjykatës Speciale.

