Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës tjerë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është proceduar me dorëzimin zyrtar për shkak të paqartësive lidhur me mundësine e shpërndarjes së Kuvendit.
“Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.”, ka shkruar Rama në Facebook.

