FBK dënon fyerjet në gjysmëfinalet e zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë

by Nexhat

Federata e Basketbollit e Kosovës ka dënuar sjelljet e papranueshme të regjistruara gjatë dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Play-Off-it në Superligë, të zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë.

Sipas Federatës, gjatë këtyre ndeshjeve janë evidentuar fyerje të organizuara në kor nga tribunat në drejtim të lojtarëve, sjellje që bie ndesh me parimet e respektit, integritetit dhe fair-play që qëndrojnë në themel të garave sportive.

banner

FBK e ka cilësuar veçanërisht shqetësuese ndeshjen në Pejë, ku përveç thirrjeve fyese nga tribunat, janë përdorur edhe sistemet e zërimit të palestrës për të transmetuar mesazhe fyese, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare gjatë zhvillimit të takimit.

Federata ka theksuar se një praktikë e tillë është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Në reagim, FBK ka rikujtuar se përgjegjësia për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të respektueshëm bie mbi organizatorët e ndeshjeve, përfshirë kontrollin e sjelljes në palestër dhe menaxhimin e sistemeve të komunikimit.

Federata ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me rregulloret në fuqi dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në fazat e mbetura të garës, duke paralajmëruar se çdo përsëritje e sjelljeve të tilla do të trajtohet me masa shtesë.

Në fund, FBK ka theksuar se mbetet e përkushtuar për zhvillimin e garave sipas standardeve ndërkombëtare dhe vlerave të sportit, duke nënvizuar se respekti dhe integriteti janë parime të panegociueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy