Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e sotme të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, i cili, sipas deputetit ka pranuar se është autori i mesazhit fyes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ai u shpreh se Hoxha ka “thelluar skandalin” dhe se duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra si kryediplomat i vendit.
Këlliçi iu referuar deklaratës së sotme të ministrit Hoxha, i cili kur u pyet gjatë një konference sot për mesazhin e publikuar, tha se ishte një çështje që i takonte javës së kaluar.

