Oliver me homazhe për personat e zhdukur në Kosovë, kërkon vazhdim të kërkimeve

by Nexhat

Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë homazhe duke vendosur lule në kujtim të të gjithë personave që ende konsiderohen të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Në një njoftim të Ambasadës së Francës në Kosovë, thuhet se Franca qëndron pranë familjeve të të zhdukurve dhe rikonfirmon mbështetjen për vazhdimin e kërkimeve, me qëllim zbardhjen e fatit të tyre dhe ruajtjen e kujtesës.

banner

“Ambasada mirëpret gjithashtu takimin që u mbajt javën e kaluar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në pritje të rezultateve konkrete dhe rifillimin e grupit punues për personat e zhdukur, të kryesuar nga KNKK”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy