Shqiptarët pushtojnë ligën zvicerane, tre prej tyre pjesë e formacionet të javës

by Nexhat

Faqja e njohur e statistikave sportive “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, ku janë përfshirë edhe tre lojtarë me origjinë shqiptare.

Në këtë 11-she elitare janë përzgjedhur Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi dhe Ezgjan Alioski, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të kampionatit zviceran.

banner

Benjamin Kololli ka qenë një nga protagonistët kryesorë, pasi realizoi gol në ndeshjen e fundit me fanellën e Sionit, duke u vlerësuar me notën 8.3, një vlerësim që reflekton formën e tij të mirë dhe kontributin në sulm, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, edhe Kreshnik Hajrizi dhe Ezgjan Alioski kanë bërë paraqitje të qëndrueshme dhe janë vlerësuar me notën 7.9, duke siguruar vendin e tyre në formacionin e javës.

Kjo përfshirje e tre futbollistëve shqiptarë në mesin e më të mirëve të javës në Zvicër konfirmon edhe një herë praninë e fortë të lojtarëve shqiptarë në futbollin evropian dhe formën e tyre të mirë në kampionatet prestigjioze

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy