Aktori i madh shqiptar për Erion Veliajn: E njoh prej fëmijërisë

by Nexhat

Para pak ditësh u bënë virale pamjet e takimit të ngrohtë mes aktorit të njohu të Erion Veliajt dhe aktorit Robert Ndrenikës, i cili ishte i pranishëm në një nga gjyqet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.Pas reagimeve të shumta, Ndrenika ka zgjedhur të flasë dhe të përgjigjet në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”.

Ai shprehet se Veliajn e njeh që fëmijë dhe ka një lidhje të ngushtë me të, shkruan Top Channel 

banner

“Erion Veliaj është një njeri që unë e njoh që fëmijë, ishte diçka personale. Komentet më kanë mërzitur, por edhe më kanë bërë qejfin. Ka edhe keqkuptime. Më kanë thënë se edhe më ka dhënë shtëpi. Unë shtëpinë e kam trashëgimi që në kohën e Fan Nolit

Unë dua që politika ta mbështesë më tepër artin, sidomos teatrin. Arti duhet të ketë edhe pavarësi, siç kanë gjykatat pavarësinë e vet. Arti duhet të jetë asnjanës. Unë druaj të them se Veliaj do të dalë i pafajshëm. Dhe në mos daltë i pafajshëm këtu në Shqipëri, në nivelet ndërkombëtare do të dalë i pafajshëm, sepse e di se është i pafajshëm”, u shpreh Ndrenika

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy