Baleti Kombëtar i Kosovës përmbyll me sukses turneun në Amerikën Latine

by Nexhat

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur me sukses turneun në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine, duke prezantuar shfaqjen “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro në Kolumbi.

Shfaqjet u mbajtën në Medellín, Cali dhe Bogotá, në disa nga skenat më të rëndësishme kulturore të vendit, ku trupa kosovare u mirëprit me interesim dhe duartrokitje nga publiku vendas.

banner

Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, gjatë turneut, balerinët e Kosovës realizuan gjithsej 6 shfaqje në El Salvador dhe Kolumbi, duke arritur një audiencë prej rreth 5,500 spektatorësh dhe duke promovuar artin dhe kulturën e Kosovës në skenën ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy