Gazi amerikan – Hasani: Kurti s’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

by Nexhat

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se është skeptik që kryeministri Albin Kurti do ta pranojë projektin për gazin amerikan, duke pretenduar se pas kundërshtimit të tij fshihen interesa që lidhen me sektorin e energjisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani tha se orientimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur pavarësinë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të saj, është një strategji afatgjatë, e cila nuk lidhet vetëm me administratën aktuale amerikane.

banner

“Deklarata e Kurtit është riorientim strategjik i SHBA-së dhe unë jam i bindur që ky dimension i pavarësisë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së do të jetë konstant edhe në të ardhmen, kur të mos jetë administrata Trump”, tha Hasani.

Sipas tij, kjo politikë synon t’i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës në sektorin energjetik, ndërsa shtoi se në Kosovë ekzistojnë grupe interesi që përfitojnë nga varësia aktuale energjetike.

“Unë jam skeptik që Kurti e pranon gazin amerikan, për shkak se ata që lobojnë për ta mbajtur këtë varësi energjetike të Kosovës e kanë fushë të pafund për vjedhje dhe hajni. Sepse provat për vjedhje të energjisë janë të shpërndara në vende mos njohëse me të cilat për vite nuk mund të kesh bashkëpunim juridik që të luftohet krimi trans nacional. Unë besoj që kjo është arsyeja kryesore, faktet janë. Pa asnjë diskutim. Një miliard e më shumë janë, krejt skandalet e shpenzimet e papërgjegjshme të parasë publike në të gjitha vendet rreth Kosovës përfshi edhe Serbinë kanë shkuar në 200-300 milionë e me miliarda asnjëherë”, deklaroi ai.

Hasani pretendoi se dëmet financiare në sektorin e energjisë kanë arritur përmasa shumë të mëdha dhe kërkoi sqarime nga Kurti lidhur me qëndrimet e tij ndaj projekteve energjetike.

“Kurti e ka borxh para qytetarëve të Kosovës me tregu, siç kishte treguar kur ka qenë në opozitë, pse nuk bën projekti i Contour Global”, tha Hasani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy